


Kryesia e Bashkësisë
Islame të Kosovës
Shërbimi për informim
Adresa: rr. “Bajram
Kelmendi” nr. 84, 10 000 Prishtinë
tel.& fax: +381 38 224 022; 224 024
_________________________________________________________________
Prishtinë, 1 dhjetor 2008
Me rastin e sulmit ndaj kryetarit të Kuvendit të BI-së të
Republikës së Kosovës dr. Xhabir Hamitit, Kryesia e Bashkësisë
Islame të Kosovës për opinion jep këtë
DEKLARATË
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon në mënyrën më të
ashpër të mundur sulmin fizik ndaj dr. Xhabir Hamitit të bërë
mbrëmë rreth orës 19.00 në hyrje të shtëpisë së tij nga grupi
prej pesë vetash duke e konsideruar të njëjtin një vepër e
njerëzve të lig dhe qyqarë.
Për sa jemi në dijeni, ky është rasti i parë kur sulmohet
fizikisht një nëpunës i BI-së, pedagog i fakultetit dhe titullar
i Bashkësisë Islame, pa asnjë shkak ose arsye përse detyrohemi
ta kuptojmë se sa të mjerë janë sulmuesit.
Kryesia e BI-së sulmin ndaj kryekuvendarit të BI-së e konsideron
sulm ndaj të gjitha organeve dhe institucioneve të BI-së,
prandaj kërkojmë nga organet kompetente të pushtetit që
keqbërësit ti zbuloj sa ma parë dhe të njëjtit të nxirren para
organeve të drejtësisë.
Kryesia e BI-së, pa pretendim për ti prejudikuar gjërat, është e
vendosur dhe e paluhatshme në veprimtarinë e saj tradicionale
këtu e gjashtë shekuj më parë, dhe se nuk ka fuqi e cila mund të
na devijojë e shmangë nga rruga jonë islame tradicionale.
Shërbimi për informim
i Kryesisë së BI të Republikës së Kosovës
